
Karabinierët arrestuan një 50-vjeçar në San Lazzaro di Savena, pranë Bolonjës, me akuzën e tentativës së vrasjes së rëndë dhe zjarrvënies së qëllimshme, pas një përpjekjeje të tij për të mbytur djalin e mitur.
Fëmija u shpëtua falë ndërhyrjes së njërit prej dy qenve të familjes, të cilët ndërhynë për të ndalur sulmin. Alarmi u dha nga vetë i mituri, i cili telefonoi në numrin e emergjencës 112 për të kërkuar ndihmë dhe raportuar sulmin e babait.
Kur karabinierët mbërritën në vendngjarje, shtëpia ishte përfshirë nga flakët, të cilat u shuan nga zjarrfikësit. Babai dhe fëmijët nuk ishin në vend, por më vonë babai u dorëzua vetë në polici, duke pranuar sulmin dhe zjarrvënien.
I mituri u transportua në spital, i tronditur, por jashtë rrezikut për jetën. Ai deklaroi se shpëtimi i tij ishte i mundur vetëm për shkak të ndërhyrjes së qenit të familjes.
I arrestuari ndodhet aktualisht në burg, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për këtë rast dramatik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
