LAJME / E Hënë 7 Korrik 2025, 22:10

Babai ab*zoi me vajzën ne Fier, familja e së miturës zbulon një tjetër të vërtetë dritheruese

Ngjarja e rëndë në fshatin Sheqisht të Fierit, ku një baba akuzohet për abuzim seksual ndaj vajzës së tij 12-vjeçare, ka lënë pas jo vetëm trauma të thella, por edhe një situatë të rëndë sociale dhe ekonomike për pjesën tjetër të familjes. Pas arrestimit të autorit, 7 fëmijët e tij kanë mbetur pa mbrojtje, pa mbështetje institucionale dhe pa ushqim, të përballur me një realitet të egër në mes të rrugëve të qytetit.

Juela, nëna e fëmijëve dhe vajza e Xhemal Rukos, është tashmë e vetme, pa burime financiare dhe me barrën e rritjes së 6 fëmijëve, pasi vajza 12-vjeçare ndodhet në një qendër rehabilitimi në Tiranë. Më i vogli është vetëm 1 vjeç, dhe për këtë arsye, Juela nuk ka asnjë mundësi të punojë.
“Jemi në një gjendje të tmerrshme. Kërkojmë ndihmë nga çdo institucion, nga çdo zemër e mirë që mundet të na ndihmojë. Juela nuk ka mundësi të mbajë 6 fëmijë. Janë të uritur,” – thotë gjyshi Xhemal Ruko, me lot në sy dhe zërin që i dridhet nga dëshpërimi.

Ai thotë se nuk ka pasur asnjë kontakt me mbesën e abuzuar që prej ngjarjes dhe shprehet thellësisht i penduar që nuk ishte në dijeni më parë:
“Po ta kisha ditur, nuk do ta lija të ndodhte kjo. Do kisha bërë gjithçka për ta parandaluar.”

Në këtë situatë dramatike, institucionet shtetërore kanë munguar pothuajse plotësisht. Deri më tani, bashkia ka ofruar vetëm një shumë të kufizuar prej 200 mijë lekësh dhe një premtim për të mbuluar qiranë e një banese, e cila ende nuk është siguruar. Ndërkohë, shërbimi social – që duhet të ishte në terren që në orët e para të zbardhjes së rastit – nuk ka kontaktuar asnjëherë me familjen për të parë gjendjen e tyre nga afër, sipas dëshmive jashtë kamerave.

Përballë indiferencës institucionale, janë treguar gazetarët lokalë të Fierit ata që kanë ndërmarrë hapin e parë të ndihmës, duke ofruar pako ushqimore dhe mbështetje emocionale për Juelën dhe fëmijët e saj. Më pas, ndihmës i është bashkuar edhe një biznes lokal, që ka dhuruar produkte bazë për mbijetesë.

Familja është aktualisht në një gjendje kritike, pa strehë të sigurt, pa të ardhura, pa kujdes shëndetësor apo psikologjik për fëmijët, ndërkohë që vuajnë pasojat e një krimi makabër që ka shkatërruar strukturën e tyre familjare.

Ky rast kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet e nivelit lokal dhe qendror, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për të garantuar:

Strehim të sigurt për familjen

Ushqim dhe ndihma ekonomike të rregullta

Mbështetje psiko-sociale për fëmijët

Përkujdesje mjekësore për nënën dhe fëmijët

Integrim të mbesës në një program të rregullt rehabilitimi dhe ndërlidhje me familjen nën mbikëqyrje profesionale

Në mungesë të kësaj ndihme, Shqipëria do të jetë jo vetëm dëshmitare e një krimi të rëndë, por edhe bashkëfajtore në braktisjen e viktimave të tij. Ndihma nuk duhet të jetë e përkohshme, por sistemike, e organizuar dhe me plan afatgjatë.

Secili nga ne mund të jetë zëri që ndryshon jetën e këtyre fëmijëve. Ndihmo sot, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE