LAJME / E Enjte 18 Dhjetor 2025, 19:07

Autori i drejton armën në një lokal/ Dalin PAMJET e plagosjes së “Guccit” të Tik-Tok-ut

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga momentit i plagosjes me armë të Fabion Kuçi, i njohur në TikTok si ‘Gucci’, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Durrës.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga TCH, Guçi ka qenë në një lokal kur autori është futur dhe i ka drejtuar armën.

I kapur në panik ai ka tentuar të fshihet pas shokut të tij që ndodhej pranë, por autori vijon t’i afrohet.

Më pas ai ka vrapuar duke u futur nga pjesa e banakut të lokalit.

Nga të shtënat ai ka mbetur i plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë lidhur me rastin policia ka shpallur në kërkim tre persona, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE