
Drejtoria e Burgjeve ka përgënjështruar videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku pretendohej se bëhej fjalë për një qeli të arreduar në mënyrë luksoze në Burgun e Peqinit, me televizor, hapësirë gatimi, mobilje cilësore dhe punime dekorative që ngjajnë më shumë me një apartament sesa me një institucion të vuajtjes së dënimit.
Burgjet bëjnë me dije se, pas konstatimeve, nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjë ambient i tillë në Burgun e Peqinit.
Po ashtu, në njoftim theksohet se mediat, gazetarët dhe çdo person që disponon informacion shtesë mbi rastin duhet të bashkëpunojë me autoritetet kompetente.
Njoftim për shtyp i Drejtorisë së Burgjeve:
Në lidhje me materialin e publikuar në media dhe rrjete sociale, ku pretendohet se një ambient i paraqitur në video si luksoz ndodhet në IEVP Peqin dhe përdoret nga një i dënuar sqarojmë opinionin publik se, pas verifikimeve të kryera, rezulton se nga data 30 prill 2026 e në vijim nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjë ambient i tillë në IEVP Peqin.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e hapur ndaj çdo verifikimi institucional dhe fton mediat, gazetarët dhe çdo person që disponon informacion shtesë mbi rastin të bashkëpunojë me autoritetet kompetente për zbardhjen e plotë të fakteve.
Informimi i publikut mbi çështje me interes të lartë duhet të mbështetet në të dhëna të verifikuara dhe në paraqitjen e saktë të rrethanave të çdo rasti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
