LAJME / E Premte 3 Prill 2026, 01:01

Arratiset drejt ketij shteti pasi ab*zoi me 10-vjeçarin: Policia jep detajet e renda për autorin!

17 vjeçari që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10 vjeçar në Gjirokastër, është shpallur në kërkim nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Qarkut. Shtetasi me iniciale M.Sh, siç raportoi më herët newsbomb.al, dyshohet se është larguar drejt Greqisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira,

pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.

17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindërit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim. Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore”, njofton Policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE