
Është publikuar fotografia e 42-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme në një aksident me traktor në fshatin Gremnik, në komunën e Klinës.
Sipas informacioneve zyrtare, viktima ishte duke drejtuar një traktor, kur në rrethana që ende po hetohen, mjeti është rrokullisur, duke i shkaktuar lëndime fatale.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, ekipet mjekësore dhe prokurori kujdestar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë policia. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjithashtu, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML),” deklaroi Gashi.

Ndërkohë, Klina Info ka publikuar fotografinë e 42-vjeçarit, duke bërë të ditur identitetin e tij.

Grupi hetimor ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti fatal.
Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe banorët e zonës, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme.
Autoritetet pritet të dalin me më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
