
Deklarata të reja të Arjeta Roshajt po marrin vëmendje në rrjetet sociale, në kohën kur emri i saj është lidhur me rastin e rëndë të vdekjes së 32-vjeçarit Florim Haxhidema në Ferizaj.
Në një video të publikuar së fundmi, Roshaj dëgjohet duke bërë një deklaratë të fortë lidhur me babanë e saj, duke thënë: “Babait ia vodha 40 mijë euro”.
Nuk janë bërë të qarta rrethanat e plota në të cilat është dhënë kjo deklaratë dhe as konteksti i pretendimit për shumën prej 40 mijë eurosh.
Emri i Arjeta Roshajt mori vëmendje pas rastit të Florim Haxhidemës, 32 vjeç, i cili u gjet pa shenja jete në një banesë në Ferizaj. Roshaj është raportuar si person i dyshuar në lidhje me rastin, ndërsa çështja është trajtuar nga organet e drejtësisë.
Deklaratat që po publikohen në rrjetet sociale pritet të tërheqin vëmendje edhe për shkak të procesit hetimor që lidhet me rastin e Haxhidemës. Megjithatë, mbetet në kompetencën e Prokurorisë dhe organeve të drejtësisë të përcaktojnë nëse deklaratat kanë ndonjë relevancë për hetimet.
Rrethanat e plota të rastit dhe përgjegjësia eventuale penale mbeten çështje e organeve kompetente, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
