LAJME / E Premte 17 Korrik 2026, 20:08

Arjeta që e vrau Florim Haxhidemën: "Sa herë vija në Kosovë, më detyronte marrdhënie me zor në makinë"

Detaje dhe deklarata të reja po marrin vëmendje lidhur me rastin e rëndë të vrasjes së 32-vjeçarit Florim Haxhidema në Ferizaj, për të cilën Arjeta Roshaj është raportuar si një nga personat e dyshuar.

Në një deklaratë të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Arjeta ka folur për raportin e saj me viktimën, duke bërë pretendime të rënda lidhur me marrëdhënien mes tyre.

“Sa herë vija në Kosovë, kisha marrëdhënie pa dëshirën time”, dëgjohet duke deklaruar Arjeta në videon e publikuar.

Deklarata e saj po lidhet në raportimet mediatike me hetimet për vdekjen e Florim Haxhidemës, i cili u gjet pa shenja jete më 28 qershor 2026, në një banesë në katin e nëntë të një objekti në Ferizaj.

Sipas raportimeve të deritanishme, lidhur me rastin janë ndaluar Arjeta Roshaj dhe babai i saj, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë nën dyshimet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Deklaratat e Arjetës për natyrën e raportit të saj me viktimën mbeten pretendime të saj dhe pritet që organet kompetente të vlerësojnë çdo dëshmi dhe provë në kuadër të procedurës penale.

Hetimet dhe procesi gjyqësor pritet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes, motivin dhe përgjegjësinë eventuale të personave të përfshirë.

Shënim: Personat e dyshuar prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE