LAJME / E Shtunë 13 Shtator 2025, 13:01

Aksidenti tragjik i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar, arrestohet shoferi i audit të vjedhur, po ecte me 150 km/orë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Bologna të Italisë, ku një 18-vjeçar shqiptar, Valjero Maksuti, humbi jetën, ndërsa shoku i tij 19-vjeçar mbeti i plagosur dhe është arrestuar nga policia italiane.

Sipas mediave italiane, dy të rinjtë po tentonin t’i iknin patrullës së policisë me një makinë tip Audi të vjedhur. Automjeti u raportua i vjedhur natën midis 8 dhe 9 shtatorit.

Në përpjekje për t’u larguar, 19-vjeçari humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi. Përplasja ishte aq e fortë sa makina u nda në pjesë dhe u gjetën brenda edhe mjete për vjedhje, përfshirë një çekiç.

Policia italiane arrestoi 19-vjeçarin për vrasje me makinë, posedim mallrash të vjedhura dhe rezistencë ndaj arrestimit. Hetimet janë ende në hapat e para dhe nuk është e qartë se kush e vodhi fillimisht makinën ose cili ishte qëllimi i dy djemve në momentin e ndjekjes.

Videoja e publikuar nga dëshmitarët tregon momentin e aksidentit, duke dokumentuar shpejtësinë e madhe të makinës dhe përplasjen dramatike me shtyllën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE