LAJME / E Hënë 11 Gusht 2025, 23:11

Aksident/ Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, tre persona të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër Levan-Mifol, në vendin e quajtur Ferras. Bëhet me dije se nga aksidenti tre persona kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur, pasi një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.

Gjithashtu në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE