LAJME / E Diel 25 Janar 2026, 15:03

Aksident i rëndë në vend”, tre të plagosur

Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N.

Nga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve.

Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE