LAJME / E Shtunë 13 Shtator 2025, 13:01

Aksident i rëndë! Automjeti del nga rruga, humb jetën pasagjerja, plagoset drejtuesi i makinës dhe dy të tjerë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor.

Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën pasagjerja në makinë, 47-vjeçarja me iniciale M. S..

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur 37-vjeçarja me iniciale A. M. dhe një 15-vjeçar, pasagjeër në mjet, si edhe vet drejtuesi i makinës, 63-vjeçari me iniciale F. M., i cili u arrestua nga policia.

Njoftimi:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjeti, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja M. S., 47 vjeçe, si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç, si edhe vet drejtuesi i automjetit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE