
A do të marrë pjesë në politikë Argita Malltezi? E bija e Sali Berishës ka qenë e ftuar sonte në emisionin “Top Story” të drejtuar nga Grida Duma, ku foli edhe për këtë ceshtje. Si rrallëherë në publik, ajo theksoi se nuk ka ndërmend të jetë pjesë aktive e politikës.
Megjithatë nuk ishte e prerë në përgjigjen e saj duke thënë: “Unë jam pjesë e PD-së, jam edhe si avokate”. Para gazetarëve në panelin e “Top Story”, Malltezi u shpreh:
“Unë nuk kam plan për të hyrë në politikë. Unë jam pjesë e Partisë Demokratike. Jam mirënjohëse ndaj çdo anëtari të PD-së. Jam avokate e Partisë Demokratike”, tha ajo shkurtimisht.
