
Një 28-vjeçar filipinez ka humbur jetën tragjikisht mesditën e kësaj të shtune në Durrës, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte.
Policia bën me dije se i riu, punëtor i një firme private, ka qenë duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga një varkë kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Për pasojë, 28-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, Durrës, në një varkë që ndodhej në det, shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç, punëtor i një firme private, duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.
