LAJME / E Shtunë 26 Shtator 2026, 17:05

RRËQETHËSE: Çifti shqiptar që vdiqën në Athinë ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, Florida Hoxha një avokate e zonja, FLET mikesha

Eris Cani, shqiptarja e cila humbi jetën pas shpërthimit të fuqishëm që goditi ndërtesën në Athinë, mësohet se ishte në pritje të ëmbël, por fati për të ishte shkruar ndryshe. Bashkë me burrin, Florinin dhe kunatën e saj Floridën, Erisa vdiq pas shembjes së ndërtesës për shkak të rrjedhës së gazit.

Sipas newsbomb.gr, mësohet se Erisa dhe Florini sapo ishin martuar, ishin në pritje të fëmijës së tyre, që priste të plotësonte familjen e tyre të vogël, mirëpo pushimet e muajit të tyre të mjaltit u shndërruan në tragjedi.

“Florin dhe Eris ishin shumë të emocionuar sepse prisnin fëmijën e tyre të parë, një vajzë. Ata ishin shumë të emocionuar që do të bëheshin prindër.”, është shprehur në një intervistë të dhënë për newsbomb.gr një mikeshë e viktimave, e identifikuar si Nikoleta Gjoni.

Teksa mes dhimbjesh e lotësh flet për miqtë e saj që humbën jetën tragjikisht, Nikoleta i kujton ata si njerëz të sjellshëm, të arsimuar dhe shumë ndihmues. Ndërsa zbulon se Florida ishte një avokate e zonja.

Ashtu siç kemi raportuar dhe ne më parë, newsbomb.gr ka publikuar foton e viktimave që mund t’i shikoni si më poshtë.

Në të majtë mësohet se është Florida Hoxha dhe pranë saj është partneri i saj amerikan Ian Alexander Kirkpatrick , 37 vjeç, në emër të të cilit është bërë rezervimi në Airbnb. Në të djathtë, pas burrit në mes, janë çifti Erisa Cani dhe Florin Hoxha.