LAJME / E Shtunë 26 Shtator 2026, 16:04

Pushimet u kthyen në tragjedi, publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në Lysikratous, në zonën e Plakës në Athinë në Greqi.

Viktimat janë Florin dhe Florida Hoxha, motër e vëlla me shtetësi amerikane, dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës. Viktimë mbeti po ashtu edhe Ian Alexander Kirpatrick, bashkëshorti i Floridës.

Sipas mediave greke, dy çiftet kishin marrë me qira një apartament në katin e parë të ndërtesës.

Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ian Alexander Kirkpatrick ishin martuar së fundmi dhe sipas një të afërmi të tyre, ata kishin shkuar në Greqi për muajin e tyre të mjaltit.


Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick

Ndërsa çifti tjetër Eris Cani dhe Florin Hoxha prisnin një fëmijë.


Florin Hoxha

Dy viktimat e tjera të tragjedisë janë çifti i të moshuarve, Athena Paparescu dhe Edmond Hings, që jetonin në katin e dytë të ndërtesës. Ata ishin me origjinë britanike, sipas Protothema.

Ende nuk dihen rrethanat e shpërthimit, por autoritetet po hetojnë pistën se mund të ketë pasur rrjedhje gazi.


Florida Hoxha