LAJME / E Premte 3 Prill 2026, 04:04

10 vjeçari në Gjirokastër: 17 vjeçari në sy të dy shokëve me

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Gjirokastër, ku një 17-vjeçar është vënë nën hetim pas një kallëzimi për ngacmim seksual ndaj një 10-vjeçari.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri, i shoqëruar nga prindërit e tij, është paraqitur në ambientet e Policisë për të bërë denoncimin. Mësohet se në momentin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe dy fëmijë të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10-vjeç, të cilët janë marrë në pyetje sipas procedurave ligjore.

Burime nga Policia bëjnë me dije se 17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit grek, përpara se 10-vjeçari dhe prindërit e tij të shkonin në polici për të bërë kallëzim.

Ndërkohë, i mituri pritet t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor në Tiranë, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa organet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.

17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindrit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim.

Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore.

Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE