Horoskopi / E Martë 30 Qershor 2026, 19:07

Muaji korrik sjell ndryshime të mëdha për këto shenja: Parashikimi astrologjik i Meri Shehut

Astrologia Meri Shehu ka publikuar parashikimin astrologjik për muajin korrik, duke theksuar se ndikimi i katër planetëve – Neptunit, Uranit, Jupiterit dhe Plutonit – pritet të shoqërohet me zhvillime dhe ndryshime të rëndësishme për shumë shenja të horoskopit.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo u shpreh se korriku do të jetë një muaj transformues, por nuk do të mungojnë as sfidat. Sipas saj, pozicionimi i Diellit në Gaforre në fillim të muajit i nxit njerëzit t’i besojnë më shumë intuitës, ndërsa hyrja e Marsit në Binjakë dhe takimi i tij me Uranin mund të sjellë tensione, veçanërisht për Binjakët, Shigjetarët, Peshqit dhe Virgjëreshat, kryesisht në marrëdhënie dhe bashkëpunime.

Meri Shehu renditi edhe shenjat sipas fatit gjatë muajit korrik. Në fund të listës është Virgjëresha, e cila sipas saj do të përballet me vështirësi në marrëdhënie, ekonomi dhe karrierë, sidomos në gjysmën e parë të muajit. Demi renditet i njëmbëdhjeti, me një nisje të vështirë, por me përmirësime pas mesit të korrikut, ndërsa Peshqit do të kenë tensione në familje dhe financa, me situatën që pritet të përmirësohet gradualisht.

Sipas astrologes, Bricjapi duhet të tregojë kujdes me investimet dhe financat, ndërsa Gaforrja do të fokusohet te ekonomia, me mundësi për sfida financiare në fund të muajit. Binjakët do të kenë mundësi të mira, por duhet të shmangin konfliktet, ndërsa Peshorja mund të përballet me ndryshime të rëndësishme, edhe pse fundi i korrikut mund të sjellë sprova në dashuri dhe financa.

Në mesin e shenjave më të favorizuara, Dashi pritet të ketë zhvillime pozitive në nisma të reja, ndërsa Shigjetari do të ketë mundësi në udhëtime, studime dhe bashkëpunime. Ujori, sipas Meri Shehut, do të përjetojë një muaj transformues në jetën personale dhe profesionale.

Në vendin e dytë renditet Akrepi, për të cilin korriku favorizon karrierën, edhe pse fundi i muajit mund të shoqërohet me tensione familjare.

Sipas astrologes, Luani është shenja më me fat e korrikut. Ajo theksoi se, pavarësisht disa luhatjeve financiare në fillim të muajit, pjesa tjetër e korrikut pritet të sjellë mundësi të rëndësishme për sukses dhe zhvillim. Meri Shehu këshilloi gjithashtu Luanët të përfitojnë nga energjia e Hënës së re më 14 korrik, pasi sipas saj mund të ndikojë pozitivisht gjatë gjithë vitit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE