
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës, ku një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy personave dhe plagosjen e 12 të tjerëve.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë policia, ekipet e emergjencës dhe autoambulancat për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.
Bazuar në raportimet e A2 CNN, autobusi i përfshirë në aksident i përket linjës Berat–Tiranë. Mësohet se ai ishte nisur nga Berati dhe po udhëtonte drejt kryeqytetit në momentin kur ndodhi aksidenti.
Si pasojë e përmbysjes së autobusit, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 12 pasagjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej të cilëve janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Deri më tani nuk janë bërë publike identitetet e viktimave, ndërsa gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk është bërë e ditur zyrtarisht.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendin e ngjarjes po kryhen veprimet e nevojshme hetimore.
Autoritetet pritet të dalin me më shumë detaje në orët në vijim, ndërsa qarkullimi në segmentin ku ndodhi aksidenti është vështirësuar për shkak të ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
