
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë kanë njoftuar se duke filluar nga 1 korriku 2026, Ambasada do të zgjerojë shërbimet e saj për të legalizuar certifikatat e gjendjes civile , siç janë certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes të lëshuara për ngjarje që kanë ndodhur para 19 shkurtit 2013, datës kur Kosova prezantoi regjistrin e saj qendror civil.
Ambasada potencon se është e rëndësishme të theksohet se data e lëshimit të këtyre dokumenteve nuk ndikon në të drejtën për legalizim.
Certifikatat duhet të jenë origjinale me një vulë paraprake të vlefshme nga Ministria e Brendshme e Kosovës dhe jo më të vjetra se 6 muaj.
“Pse është e rëndësishme kjo? Legalizimi siguron njohjen e drejtpërdrejtë të këtyre dokumenteve brenda sistemit ligjor gjerman, duke përmirësuar proceset administrative si regjistrimet e martesës ose aplikimet për vizë”, njofton Ambasada.
Gjithashtu njoftojnë se duke filluar nga 1 shtatori 2026, seksioni i vizave i ambasadës do të pranojë vetëm të dhënat jetësore të Kosovës në formë të legalizuar, pavarësisht se kur ka ndodhur ngjarja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
