LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 19:07

Lirohet Dritan Goxhaj, protestuesit e presin me brohoritje jashtë Komisariatit nr.1, rruga vijon të jetë e bllokuar

Një nga personat që u shoqërua në komisariat, ishte edhe Dritan Goxhaj. Këtij të fundit iu vunë prangat dhe më pas u mor nga policia drejt komisariatit, i cili pas disa orësh i shoqëruar, është liruar më pas.

Menjëherë pas shoqërimit të tyre, protestuesit e tjerë që ishin grumbulluar jashtë Kuvendit janë nisur dhe më pas stacionuar para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Ata janë ulur këmbëkryq jashtë dyerve të Drejtorisë së Policisë duke bllokuar këtë aks rrugor, ndërsa kanë bërë thirrje që protesta e cila mbahet çdo natë në orën 19:00, duhet të nisë tani.

Protestuesit bëjnë thirrje që të bashkohen të gjithë qytetarët në këtë pikë, dhe të nisë protesta dhe marshimi më herët seç ishte planifikuar.

Pasi kanë qëndruar disa orë para Drejtorisë, ata kanë shkuar te Komisariati nr.1, ku po mbahen të shoqëruarit.

Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE