LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 19:07

Kjo është arsyeja banale që ndodhi konfilkti mes Beshir Hamzës dhe Hoxhës Gazmend

Një vrasje e rëndë ndodhi sot në fshatin Zlipotok të Dragashit. Atje u ther për vdekje imami i fshatit, Gazmen Tairovci, ndërsa i dyshuari B.H. pasi u arratis, u kap nga policia. Përveç tij u arrestua edhe babai i tij.

Për këtë ngjarje për “Kosova Live” të T7 folën burime që ishin në njohuri të rastit tragjik.

Sipas tyre, konflikti nisi për të drejtën e kositjes së barit në një tokë që dyshohet se ishte me pronësi të papërcaktuar.

“Dyshohet se problemi nisi për pronën në bjeshkë. Në fakt ajo pronë është e papërcaktuar se e kujt është, e shtetit apo e kujt. Dhe problemi ka nisur tek marrja e drejtës së kositjes se cili ka të drejtë me kositë. Përleshja ka filluar këtu. I dyshuari thuhet se ka goditur viktimën me shumë se 10 herë”, tha ky burim për Kosova Live.

Më pas Policia e Kosovës i tha emisionit se “një motiv i tillë mund të jetë” shkak i vrasjes që ndodhi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE