
Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit një vendim të rëndësishëm që ajo dhe partneri i saj, Bardhi, kanë marrë në lidhje me vajzën e tyre, Nea.
Përmes një postimi në InstaStory, Sara bëri të ditur se vogëlushja nuk do ta nisë ende çerdhen, duke sqaruar arsyet që i kanë çuar drejt këtij vendimi.
“Për të gjithë që më pyesin a shkon Nea në çerdhe: përgjigjja është jo.”
Sipas saj, ajo dhe Bardhi nuk ndihen ende të sigurt për ta lënë Nean në kujdesin e një institucioni, derisa ajo të jetë në gjendje të komunikojë rrjedhshëm.
Sara theksoi se dëshiron që vajza e saj të ketë mundësinë të shprehë qartë çdo situatë që mund të përjetojë, qoftë me edukatorët apo me fëmijët e tjerë.
Vendimi i çiftit ka nxitur diskutime në rrjetet sociale, ku shumë prindër kanë ndarë mendime të ndryshme mbi kohën e duhur për ta dërguar një fëmijë në çerdhe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
