
Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast ndaj Joz Markut, pas sulmit fizik ndaj Edi Kuçit.
Kjo është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë për Indeksonline.
‘’Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Peje, përkatesisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M shtetas i Republikes së Shqipërise për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” të shkatuara ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës E.K’’, ka thënë Shkodran Nikçi për Indeksonline.
Po ashtu Prokuroria në Pejë ka autorizuar Policinë që të njejtin ta arrestojnë.
‘’Prokurori i shteti ka autorizuar Policinë e Kosovës për incimin e rastit dhe vendosjen në stop list të dyshuarit dhe ndermarrjen e veprimeve ligjore ndaj tij.
Veprimet janë ndërmarrë nga dispozitat ligjore të nenit 109 të Kodit Penale të Republikës se Kosovës, i cili zbatohet ndaj cilit do person të huaj i cili përson ka kryer veprën penale jashtë territorit të Republikes se Kosoves ndaj shtetasit të saj’’, thuhet në përgjigje.
