
Banorja e “Big Brother VIP 5”, Brikena, është shprehur se ka dëshirë që të martohet me një burrë shqiptar.
Teksa po bisedonte me Gretën dhe Artanin për martesat, ajo tha se vajzat e huaja ndahen me partnerin e tyre direkt, pa menduar gjatë.
Brikena shtoi se ajo nuk do ta prishte martesën e saj për një shpullë duke shtuar se nuk po flet për dhunë pasi ‘nuk e ka lindur babai për t’a rrahur dikush’. Banorja vijoi duke thënë se do të mendonte për traumat e fëmijës dhe do preferonte të vuante ajo se nuk ka faj fëmija.
E di ku është problemi tek italianët dhe rracat e tjera, po marrim shembull se Tani martohet me një vajzë italiane. Varet prej rasteve se mund të jetë edhe vajza më e mirë në botë, akoma më e mirë se një vajzë shqiptare. Por problemi është se vajzat e huaja, bëjnë dy fëmijë, nesër ose pasnesër njeh një person tjetër dhe thotë ‘mbaroi dashuria, respekti’ dhe nuk i intereson a të la ty, a ka fëmijë apo jo. Ama një vajzë shqiptare, edhe nëse mbaron dashuria, qëndron për respekt të fëmijëve. Edhe i përballet çdo gjëje, edhe me pas ndonjë debat. Një shoqe e imja italiane e ka lënë të dashurin e saj pas 7 vitesh se ia ka futur një shpullë. Unë personalisht nuk jam dakord.
Me qenë 7 vite me një person, me pas fëmijë dhe me u prishë për një shpullë¸ nuk e kisha prishur martesën për një shpullë. Nuk po them dhunë, se s’më ka lindur baba me më rrahur dikush. Por duhet me menduar për fëmijën, për traumat e fëmijës, a mundet kjo gjë me u rregulluar apo jo. Unë personalisht kisha vuajtur vetë, çfarë faji ka fëmija”, tha Brikena, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
