SHOWBIZ / E Shtunë 26 Prill 2025, 14:02

"Do luaj në një film, kam rolin e një..." Pas largimit nga politika, Monika Kryemadhin do ta shohim si aktore

Politikania Monika Kryemadhi ka treguar projektin e saj të ri në të cilin është angazhuar dhe me sa duket do ta shohim atë në rolin e një aktoreje filmi.

Deputetja Kryemadhi tregoi disa detaje nga ky film, ku ajo rrëfeu dhe rolin që do të ketë, të cilin thotë që e ka bërë dhe në jetën si politikane

“Është një film interesant. Është për rininë. Kam një rol të një personazhi enigmatik, që krijon hapësirë për një djalë të ri që të krijojë ëndrrën e tij. Këtë gjë e kam bërë dhe në jetë. Rama bëhet rrobaqepës. Edhe sot e vesh vetë administratën. Jemi në proces. Do bëj dhe ca prova se dhe filmi është zanat më vete. Ke të bësh me njerëz ndryshe, e shikojnë botën ndryshe. Kanë koncept tjetër për jetën. Do të shoh veten time ndryshe në këtë projekt. Është shpejt për të folur për rikthimin në politik. Besoj se nuk do ketë oferta për mua”, u shpreh Kryemadhi në A2 CNN.

Me sa duket pas mbarimit të këtij mandati, Kryemadhi do të provojë veten në një fushë tjetër, larg politikës.