
Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Ndërkohë është zbardhur agjenda e mbledhjes së zgjeruar e cila do të mbahet në orën 09:30 të Pallati i Brigadave.
Sipas agjendës, e cila u është shpërndarë deputetëve, fjalën do ta mbajë fillimisht kreu i Kuvendit Niko Peleshi, që do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit, perspektivën e godinës së re së Kuvendit si edhe futjen e teknologjisë në funksionin e institucionit.
Më pas do të jetë Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ai i cili do të bëjë një bilanc të punës gjatë këtij sesioni parlamentar, duke u ndalur tek aktivizimi i deputetëve on dhe offline. Ndërkohë që janë parashikuar jo më shumë se 2 minuta për çdo folës.
Në përfundim do të jetë Kryeministri Edi Rama ai i cili do të mbajë fjalën përmbyllëse të viti të parë të mandatit të katërt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
