LAJME / E Martë 21 Korrik 2026, 16:04

Tragjedi në Vlorë: Humb jetën një turiste finlandeze pas një zhytjeje në Radhimë

Një turiste rreth 30 vjeçe nga Finlanda ka humbur jetën pasi pësoi probleme të rënda shëndetësore gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte pjesë e një grupi zhytësish që po eksploronin zonën ku ndodhet anija e mbytur **Spitaliers**. Gjatë zhytjes, ajo dyshohet se ka pësuar mungesë oksigjeni ose një komplikacion tjetër shëndetësor, çka i ka shkaktuar përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes.

Pasi është ndier keq, turistja është ndihmuar menjëherë nga zhytësit e tjerë, të cilët e kanë nxjerrë në sipërfaqe dhe e kanë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Sipas burimeve spitalore, 30-vjeçarja mbërriti në gjendje të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje dhe shenja të një komplikacioni serioz. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor dhe trajtimit intensiv, ajo nuk arriti të mbijetojë.

Shkaqet e sakta të ngjarjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE