LAJME / E Martë 21 Korrik 2026, 14:02

18-vjeçari shkakton aksident fatal në Hessen, vdes nëna – dy vajzat i mbijetojnë

Në një moment, një Mercedes i drejtuar nga një 18-vjeçar hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas ballë për ballë me makinën e familjes, transmeton Klankosova.tv. Dyshohet se i riu kishte humbur kontrollin e veturës për shkak të shpejtësisë së madhe.

Përplasja ishte aq e fortë, sa Smart-i u hodh anash rrugës dhe përfundoi i përmbysur në çati, raportojnë mediat gjermane.

Dy vajzat dhe drejtuesi 18-vjeçar i Mercedesit u nxorën, ndërsa për 45-vjeçaren u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.

Gruaja, e cila kishte pësuar lëndime shumë të rënda, u transportua me helikopter në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë. /Klankosova.tv, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE