LAJME / E Martë 21 Korrik 2026, 13:01

Ekskluzive | Dyshohet se u hodh nga kati i shtatë i banesës – 45-vjeçarja gjendet e pajetë në Prishtinë

Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga Sinjali, dyshohet se viktima kishte konsumuar alkool dhe ishte nën përdorimin e barnave antidepresive. Këto janë informacione paraprake dhe nuk përbëjnë përfundime të hetimit.

Pas daljes në vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës ka kryer këqyrjen fillestare. Sipas dyshimeve fillestare të hetuesve, gruaja mund të ketë rënë nga dritarja e banesës së saj, e cila ndodhej në katin e shtatë të objektit, duke përfunduar në hapësirën pas ndërtesës.

Në vendngjarje kanë intervenuar edhe ekipet e Emergjencës, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 45-vjeçares.

Më pas, hetuesit policorë dhe njësia e krimteknikës kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe shkakun e vdekjes. Deri në përfundimin e hetimeve zyrtare, autoritetet nuk kanë nxjerrë përfundime mbi mënyrën se si ka ndodhur ngjarja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE