LAJME / E Premte 14 Gusht 2026, 20:08

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës / Ja kur do të bllokohet trafiku (DATA)

Autoritetet kanë njoftuar kufizime të përkohshme të trafikut në autostradën Tiranë-Durrës gjatë orëve të natës të 14 dhe 15 gushtit, për shkak të punimeve që po vazhdojnë në fazën e tretë të zgjerimit të këtij aksi rrugor.

Bllokimi do të prekë dy korsi në drejtimin nga Tirana në Durrës dhe do të jetë në fuqi nga ora 23:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Gjatë këtij afati kohor, do të përfundojë montimi i trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar.

Për të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Durrsit gjatë orarit të mbingarkesës, lëvizja do të kryhet nëpërmjet korsive në anën e majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht në dy drejtime.

Ndërkohë, për sa i përket automjeteve me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit në Tiranë, lëvizja do të vazhdojë normalisht dhe pa asnjë pengesë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE