LAJME / E Premte 14 Gusht 2026, 21:09

I dënuari për trafik droge i vuri armën në kokë vëllait të tij, çfarë ndodhi te “Uji i Ftohtë” në Vlorë

Një konflikt pronësie mes dy vëllezërve në Vlorë është përshkallëzuar në kërcënime me armë zjarri.

Ngjarja u regjistrua në lagjen “Uji i Ftohtë”, ndërsa ndërhyrja e policisë çoi në arrestimin e një 47-vjeçari.

Sipas informacioneve paraprake, pas një konflikti për pronën, shtetasi me inicialet JT dyshohet se ka kërcënuar vëllanë e tij me pistoletë. Rasti është denoncuar në polici, duke çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të oficerëve dhe duke shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

47-vjeçari, i cili ka precedentë të mëparshëm penalë për trafik droge, u arrestua nga policia.

Gjatë operacioneve të kryera, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë, dy krehëra dhe 30 fishekë.

Hetimet vazhdojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e konfliktit dhe për të sqaruar ngjarjen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE