LAJME / E Premte 14 Gusht 2026, 21:09

Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë në qytetin Gent të Belgjikës, ku një grup punëtorësh ndërtimi gjetën monedha dhe shufra ari me vlerë rreth 9 milionë euro, të fshehura brenda murit të një bodrumi të vjetër vere.

Sipas raportimeve, punëtorët po kryenin punime për vendosjen e një sistemi të ri kanalizimi kur hasën në një hapësirë të fshehtë në mur. Fillimisht menduan se kishin gjetur disa monedha të zakonshme, por shumë shpejt kuptuan se bëhej fjalë për një thesar të vërtetë.

“Sigurisht që për një moment menduam ta mbanim”, ka rrëfyer Kobe, një punëtor 18-vjeçar që ishte pjesë e ekipit.

Megjithatë, punëtorët vendosën të veprojnë sipas ligjit dhe njoftuan menjëherë policinë, duke vlerësuar se bëhej fjalë për një pasuri tepër të madhe për të mbetur e fshehtë.

Pas mbërritjes në vendngjarje, autoritetet sekuestruan thesarin dhe nisën hetimet për të zbuluar origjinën e tij. Sipas informacioneve paraprake, disa prej shufrave të arit mbajnë datime nga periudha 1957–1961, ndërsa ende nuk dihet se kush i kishte fshehur dhe për çfarë arsye.

Pronarët aktualë të objektit kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë dijeni për ekzistencën e arit brenda murit të bodrumit.

Ndërkohë, drejtori i organizatës që administron ndërtesën ka ngritur dyshime se thesari mund të jetë fshehur dekada më parë si rezultat i ndonjë aktiviteti të paligjshëm, mashtrimi financiar ose për t’iu shmangur autoriteteve.

Hetimet pritet të përcaktojnë pronësinë ligjore të arit, mënyrën se si ai përfundoi në murin e bodrumit dhe nëse pas zbulimit fshihet një histori kriminale që daton prej më shumë se gjysmë shekulli, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE