
Një përplasje e fortë familjare ka dalë në dritë lidhur me gazetarin Arjan Çani, pas deklaratave të bujshme të xhaxhait të tij, Flamur Çani, i cili e akuzon publikisht për mohim të origjinës dhe për përfitime nga familja që sot, sipas tij, i ka kthyer shpinën.
“Arjani? Arjani mund të mohojë edhe babanë, jo më xhaxhanë dhe origjinën. Po baba a ke ti more djalë?” – shprehet Flamur Çani për gazetën Dita, duke reaguar ndaj shkrimeve të nipit të tij.
Sipas tij, Arjan Çani ka përfituar nga familja për të ndërtuar rrugëtimin e tij arsimor, përfshirë edhe një bursë për në shkollën e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, që fillimisht i përkiste një nxënësi ekselent.
“Ishte vetëm një bursë. Unë ndërhyra që t’ia jepnin Arjanit. Ai tjetri ishte nxënës i shkëlqyer, Arjani kishte mesatare 5.2, por e mora përsipër. U mbrojta duke thënë se ishte nip dëshmori,” – rrëfen ai.
Më tej, Flamur Çani pretendon se marrëdhëniet mes tyre janë prishur prej vitesh dhe se Arjani ka mohuar njerëzit që e kanë ndihmuar dikur.
“Kur isha me pushtet, më rrinte pas si këlysh. Tani nuk më hap as telefonin. Ka përfituar nga ata që sot i mohon,” – thotë ai.
Deklaratat përfshijnë edhe episode të jetës personale të gazetarit, të cilat Flamur Çani i përmend si shembuj të sjelljes së tij problematike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
