LAJME / E Shtunë 12 Tetor 2024, 14:02

Wanda Nara flet sërish për betejën me sëmundjen: Duhet të mjekohem gjithë jetën për leuceminë

Wanda Nara është rikthyer të flasë për sëmundjen e saj, leuceminë e zbuluar një vit më parë. "Ndihem mirë, por jam në trajtim të përjetshëm, – tha ajo në një intervistë për “Clarins”. – Gjëja më e keqe është kur dikush thotë se jam duke spekuluar për sëmundjen, kjo më ka shkaktuar shumë dhimbje. Do të kisha dashur që të mos dihej fare se jam e sëmurë”.

Pas ndarjes nga Mauro Icardi, ajo u rikthye për të jetuar në Argjentinë me fëmijët e saj, ku po i përkushtohet punës në televizion. "Ajo që më lëndoi më shumë ishte se nuk mund t’iu tregoja fëmijëve të mi se çfarë po ndodhte.

Do të kisha dashur të sillesha si gjithmonë me ta. Më erdhi shumë keq që e morën vesh nga media sëmundjen time, – pranoi Wanda Nara, e cila e mësoi fillimisht diagnozën nga një gazetar dhe jo nga mjekët.

– Më shkroi motra ime, Zaira, më tha: Fol me Valentinon, se më dërgoi një mesazh të tmerrshëm. Do të të dërgoj pamjen e ekranit (screenshot). E lexova dhe ma theu edhe më shumë zemrën. Më thanë se ishte mbyllur në dhomën e tij, se nuk hante, se nuk donte të dilte jashtë. E gjitha kjo ishte shkatërruese”