LAJME / E Mërkurë 2 Shtator 2026, 15:03

Erion Veliaj nuk ndalet as nga burgu/ Merr këto vendime urgjente dhe brenda 1 ore firmos…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka miratuar sot vendimet e para nga IEVP Durrës, ku ndodhet në paraburgim prej 19 muajsh.

Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka pranuar dorëheqjet e zëvendëskryetares Anuela Ristani, Sekretarit të Përgjithshëm Eldi Hoxha dhe shefes së Kabinetit, Blerina Beshku.

Kryebashkiaku ka firmosur të gjitha listëpagesat brenda një ore nga momenti kur ato i kanë mbërritur në IEVP Durrës.

Po nga paraburgimi, Veliaj ka miratuar edhe shtesë fondesh për çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit, me qëllim vijimin e financimit dhe funksionimit të këtyre institucioneve.

Një tjetër vendimmarrje e miratuar prej tij lidhet me transportin publik. Bashkia e Tiranës shprehet se kryetari ka miratuar fondet për vijimin e aboneve falas të transportit publik për pensionistët e Tiranës.