
Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të mërkurë nga qytetit i Sarandës, ku aktivisti dhe kryetari i Shoqatës së Komunitetit Rom dhe Egjiptian në këtë qytet, Ramiz Begani, është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare.
Lajmin e kanë dhënë mediat lokale, të cilat kanë zbuluar se Begani prej disa kohësh vuante nga një sëmundje të rëndë, e cila i mori edhe jetën.
Largimi i tij parakohshëm ka lënë një dhimbje të madhe te familjarët, të afërmit dhe njerëzit që e njohën gjatë viteve të angazhimit të tij.
Ramiz Begani për vitet me radhë mbrojti të drejtat e komunitetit rom dhe egjiptian në qytetin bregdetar të Sarandës. Ai kontribuoi për strehimin, arsimin dhe për ndihma sociale për këtë komunitet.
