
Të mërkurën në Sauk, më 26 gusht, në orën 13:00 do të përcillet për në banesën e fundit Altin Allmuça i cili kreu vetëvrasje në Greqi
Familja Allmuça përcjell nesër për në banesën e fundit 48-vjeçarin, i cili pasi i mori jetën të dashurës së tij shqiptare Lulieta Obzova kreu vetëvrasje.
Nga njoftimi vihet re se pavaresisht krimit makaber, familja nuk e ka hedhur poshte, duke e cilesuar si njeriu i shtrejte i tyre dhe duke i bere te gjitha adetet e nevojshme per ta percjelle per ne boten tjeter.
E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në fundjavën që lamë pas, në hyrjen e pallatit ku banonte vajza e Lulieta Obzova, i cili ishte dhe personi i fundit që u takua me 45-vjeçaren.
Sipas hetimeve të kryera, nga mediat greke kanë dalë në pah lëvizjet e fundit të kryera nga autori i krimit të dyfishtë, Altin Allmuça. Referuar pamjeve filmike, siç dhe kemi raportuar, Allmuça i bëri pritë të dashurës së tij, të cilën më pas e ka gjuajtur me shkelm dhe e ka qëlluar me dy plumba, nga të cilit i dyti ka rezultuar fatal për të.
Pasi i mori jetën shqiptares me të cilën ishte në lidhje prej kohësh, Altin Allmuça qëlloi veten për vdekje, duke lënë pas një plagë të madhe për familjen e Lulietës dhe të tijën. Allmuça, siç dhe kemi bërë me dije, pavarësisht lidhjes së tij romantike me Lulietën, rezulton të ketë qenë i martuar me një shtetase shqiptare me të cilën ka dhe një fëmijë.
Krimi i dyfishtë tronditi mbarë vendin si dhe shtetin fqinj, aty ku ndodhi ngjarja. Ndërsa ditën e nesërme familja Allmuça varros djalin e tyre, pritet që në vijim të kemi detaje të reja në lidhje me tragjedinë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
