SHOWBIZ / E Mërkurë 26 Gusht 2026, 00:12

Blerina, motra e Gjestit, i jep fund beqarisë, kurorëzon dashurinë me partnerin (VIDEO)

Blerina, motra e këngëtarit dhe ish-banorit të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, ka kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin, duke i dhënë fund beqarisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë çifti përmes videove të publikuara në TikTok, ku shfaqen së bashku gjatë ceremonisë së martesës në ambientet e komunës.

Blerina kishte bërë të ditur më herët lidhjen e saj dhe më 30 prill u raportua edhe për fejesën. Prej disa kohësh, ajo ka ndarë herë pas here me ndjekësit momente nga marrëdhënia e saj, duke u shfaqur krah partnerit.

Tashmë, çifti ka ndërmarrë hapin e radhës dhe e ka zyrtarizuar lidhjen përmes martesës.

Në pamjet e publikuara, Blerina dhe partneri i saj shfaqen të lumtur gjatë ceremonisë, ndërsa momentet e tyre kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

@itsatdheblerina ♥???#fyp #viral #love #marriedlife ? orijinal ses - trdecormod

Kështu, motra e Gjestit nis një kapitull të ri në jetën e saj, këtë herë si një grua e martuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE