LAJME / E Martë 25 Gusht 2026, 23:11

Rapsodi i njohur Rustem Çela, zëri i këngës së Hasit dhe Kukësit, ndërron jetë

Rustem Çela, një nga zërat e njohur të rapsodisë shqipe dhe të traditës folklorike të krahinave të Hasit dhe Kukësit, është ndarë nga jeta.

Vdekja e rapsodit ka sjellë dhimbje për familjen, miqtë, kolegët dhe komunitetin artistik.

Rustem Çela u bë i njohur për interpretimet e tij të këngëve rapsodike, duke qenë pjesë e një prej traditave më të spikatura të folklorit të Veriut për vite me radhë.

Emri i tij është i lidhur ngushtë me rapsodët Hysen Dida dhe Rexhep Kovaçi. Të tre, përmes këngëve historike dhe patriotike, përcollën tek brezat historinë, ngjarjet dhe figurat e rëndësishme të trojeve shqiptare.


Një nga interpretimet më të njohura me zërin e Rustem Çelës është “Thërret Prizreni, mori Shkodër”, një këngë që prej vitesh është pjesë e repertorit të këngës popullore shqiptare.

I lidhur ngushtë me Hasin, Rustem Çela ishte një nga ata rapsodë që e mbajtën gjallë këngën tradicionale jo vetëm si formë artistike, por edhe si një mënyrë për të përcjellë kujtesën historike dhe identitetin e rajonit.

Ai u ngjit në majat e skenave folklorike dhe aktiviteteve artistike, duke lënë pas një repertor të njohur dhe një emër të lidhur me rapsodinë e Kuksisë dhe Hasisë.

Me largimin e tij, folklori shqiptar humbet një tjetër përfaqësues të brezit të rapsodëve që i dhanë zë historisë dhe traditës përmes këngës.

Një zë i njohur i rapsodisë është ndarë nga jeta, por këngët e Rustem Çelës dhe kontributi i tij në folklorin shqiptar do të mbeten pjesë e kujtesës së këtij rajoni.

Rustem Çela, rapsodi i Hasit dhe një nga zërat e njohur të këngës së Veriut, tani i përket historisë së folklorit shqiptar./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE