LAJME / E Mërkurë 10 Shtator 2025, 15:03

“Vrasja prodhon vrasje”, paralajmëron eksperti Softa: Shkodra nuk do të ketë më paqe

Eksperti i krimianlistikës Fation Softa, u shpreh se Shkodra nuk do këte më paqe, teksa kanë kaluar dy ditë pas masakrës që tronditi dy ditë më parë kryeqendrën e Veriut.

“Një gjë është e sigurt që ai qytet nuk do të ketë paqe, për sa kohë vrasja do të prodhojë vrasje dhe hakmarrja hakmarrje. Për aq kohë sa drejtësia e arreston si në rastin e tij dhe e liron me kusht”, tha Softa.

Duke folur për atentatin e së hënës Softa dha disa detaje në lidhje me vrasësin. Sipas tij ai nuk ishte një vrasës profesionit, por mëngjarash dhe i mirëorganizuar.

“Ne pamë një person të mirë armatosur kishte skafandër çorap, mund të ketë qenë maskë silikoni tregon që ishte i mirëorganizuar kishte antiplumb ishte mëngjarash dhe shkoi si motor picash duke pasur informacion të saktë dhe me armë automatike që ishte pistoletë e skorpion arriti të realizojë plagosjen dhe vrasjen e dy të tjerëve, që ndoshta rastësisht ishin tek ajo kafja e përgjakur.

Kjo kafja e përgjakur ka përgjakur edhe banakierët dhe të gjithë ata që shërbejnë. Ai ka bërë disa gabime, profesionistët nuk gabojnë. Fakti që gaboi tregoi që nuk është profesionist por ose është i paguar ose ka këtë mision ose është hakmarrje”, deklaroi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE