LAJME / E Premte 21 Gusht 2026, 19:07

Kush rrezikon te ike pas gustit

Kryeministri Edi Rama po përgatit një riformatim të fortë të qeverisë dhe administratës. Vala e lëvizjeve mund të prekë si drejtuesit e institucioneve, ashtu edhe vetë kabinetin. Ajo që e bën këtë lëvizje më konkrete është fakti se Rama, gjatë këtyre ditëve, sipas burimeve të gazetës “Sot” ka zhvilluar takime me disa prej emrave që po shqyrtohen si kandidatë për poste ministrore, ndërsa në të njëjtën kohë ka piketuar disa prej ministrave aktualë për t’i larguar.

Pra, kryeministri duket se nuk është më vetëm në fazën e vlerësimit të kabinetit, por ka nisur të shohë edhe alternativat që mund të zënë vendet e tyre.Rama i ka dhënë prej kohësh sinjalet se nuk është i kënaqur me ritmin dhe rezultatet e drejtorëve në administratë dhe disa prej ministrave të tij.

Në dy mbledhjet e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste, ai e ka bërë të qartë se administrata do të matet me rezultate dhe se nuk do të ketë më hapësirë për drejtues që nuk përmbushin pritshmëritë e tij. Por kësaj here situata duket se ka marrë një tjetër drejtim. Pakënaqësisë për performancën i është shtuar edhe zemërimi politik i kryeministrit pas mënyrës se si një pjesë e administratës reagoi për protestën.

Takimet e Ramës me kandidatët për postet që mund të mbeten bosh janë sinjali se ndryshimet nuk janë më vetëm në letër. Kryeministri po teston emra, po vlerëson alternativa dhe po përgatit terrenin për një lëvizje që pritet të bëhet publike pas gushtit. Në këtë skenar,gazeta ka mësuar se data 5 shtator mund të jetë pika kur gjithçka do të bëhet e qartë. Nëse në këtë datë zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama mund ta përdorë atë për të shpallur ndryshimet në kabinet dhe për të prezantuar emrat e rinj.

Në këtë klimë, tre ministri janë vënë në alarm. Kryeministria u ka kërkuar Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Mbrojtjes të përgatiten për një valë të madhe dorëheqjesh të drejtuesve kryesorë. Lëvizjet pritet të nisin në nivelet drejtuese të administratës, por pikëpyetja më e madhe është nëse vala do të ndalet aty apo do të ngjitet deri te kabineti.Sepse këtë herë nuk po qarkullojnë vetëm emrat e drejtorëve që mund të largohen.Në prapaskenë po diskutohet edhe për ministrat.

Dhe fakti që Rama ka nisur të takohet me kandidatë të mundshëm për këto poste e bën më të fortë skenarin e ndryshimeve. Bëhet fjalë për persona që konsiderohen si alternativa për disa prej ministrave aktualë, emrat e të cilëve kryeministri i ka piketuar për t’i larguar.Nëse kjo lëvizje konfirmohet, atëherë Rama nuk është më thjesht duke bërë një analizë të performancës së kabinetit. Ai ka hyrë në fazën e përgatitjes së zëvendësimeve.Kjo është edhe arsyeja pse heshtja e gushtit nuk duhet marrë si mungesë zhvillimesh.Kryeministri mund të jetë larg zyrës, por vendimet për shtatorin duket se po përgatiten pikërisht tani.

Takimet me emrat që mund të marrin poste ministrore tregojnë se ndryshimet mund të jenë shumë më të mëdha nga sa po flitet publikisht dhe se disa prej ministrave nuk e kanë më të sigurt vazhdimin në detyrë.Në korridoret e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Mbrojtjes kanë nisur prej ditësh pëshpëritjet për valën e ndryshimeve. Drejtorët po përpiqen të kuptojnë se kush do të jetë në listën e largimeve, ndërsa vartësit e tyre presin të shohin nëse ndryshimi do të prekë vetëm strukturat drejtuese apo do të shkojë më lart.Rama nuk e ka zakon të paralajmërojë emrat deri në momentin e fundit.

Përkundrazi, ai ka zgjedhur shpesh që ndryshimet t’i shpallë vetë, në skenën e Asamblesë, duke e kthyer momentin e emërimeve dhe shkarkimeve në një nga momentet më të forta politike të tij.Kjo është arsyeja pse çdo listë që qarkullon aktualisht duhet marrë me rezervë. Emrat mund të ndryshojnë deri në orët e fundit dhe kryeministri mund të surprizojë edhe ata që mendojnë se e dinë se çfarë po përgatitet.Megjithatë, një gjë duket se ka ndryshuar: këtë herë nuk po flitet vetëm për një rrotacion rutinë në administratë.Rama duket se po kërkon njerëz të rinj për disa prej posteve kryesore dhe takimet e zhvilluara këto ditë me kandidatë të mundshëm e bëjnë edhe më të qartë këtë lëvizje.

Dhe kjo mund të shpjegojë edhe aktivitetin e pazakontë të disa ministrave gjatë gushtit. Në ditët kur një pjesë e administratës është me pushime, disa ministra janë shfaqur më aktivë se zakonisht në terren dhe në rrjetet sociale. Takime, inspektime, njoftime dhe fotografi pune janë shtuar ndjeshëm, sikur secili prej tyre të kërkojë të tregojë se është ende në garë.Por në fund vendimin e merr vetëm një person.Edi Rama.Dhe nëse kryeministri ka nisur tashmë të takojë emrat që mund të marrin vendet e ministrave aktualë, atëherë beteja e vërtetë nuk është më për të bindur publikun se qeveria po punon gjatë gushtit.Është për të bindur Ramën se kush meriton të qëndrojë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE