LAJME / E Premte 21 Gusht 2026, 18:06

Tjeter ngjarje shenohet ne autostraden e madhe ne vend

Një aksident i rëndë është shënuar në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një furgon që transportonte udhëtarë në drejtim të jugut.

Sipas informacioneve paraprake, për të shmangur përplasjen me automjetin, furgoni ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me barrierat metalike të autostradës. Përplasja ka shkaktuar lëndimin e disa udhëtarëve që ndodheshin në furgon.

Dy prej tyre janë transportuar me ambulancë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po kryhet edhe disiplinimi i qarkullimit rrugor.

Kryqëzimi te “Pushimi i Shoferit” është një prej pikave problematike të qarkullimit në këtë aks, ku janë shënuar edhe më herët aksidente. Pavarësisht problematikës së kësaj zone, sipas informacioneve të raportuara, deri tani nuk ka pasur ndërhyrje apo përmirësime të infrastrukturës nga autoritetet rrugore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE