LAJME / E Premte 21 Gusht 2026, 20:08

“Po largohem, ju dua shumë”/ I dënuari nuk kthehet nga leja, arratiset nga Burgu i Reçit, ja shënimi që la pas

Petrit Ndoci, i cili po vuante dënimin në burgun e Reçit, është shpallur në kërkim pasi nuk është paraqitur në institucionin e vuajtjes së dënimit në përfundim të lejes së dhënë.

Sipas informacioneve paraprake, Ndoci kishte detyrimin të rikthehej në burg këtë të enjte, në orën 12:30. Afati ka kaluar pa u paraqitur, duke bërë që autoritetet të nisin kërkimet për lokalizimin e tij.

Një element që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve lidhet me një letër që i dënuari dyshohet se ka lënë përpara largimit.

Vëllai i tij ka deklaruar se Ndoci u kishte lënë familjarëve një mesazh të shkurtër, në të cilin shkruante: “Po largohem, ju dua shumë.”

Pas konstatimit se ai nuk ishte kthyer në burg brenda afatit të përcaktuar, janë vënë në lëvizje strukturat përkatëse për gjetjen dhe kapjen e tij.

Ndoci po vuante një dënim për veprat penale të vjedhjes me dhunë dhe armëmbajtjes pa leje. Sipas të dhënave të deritanishme, atij i kishin mbetur edhe rreth dy vite burg për të përfunduar dënimin.

Autoritetet po punojnë për të rindërtuar lëvizjet e tij pas daljes me leje dhe për të përcaktuar destinacionin drejt të cilit mund të jetë larguar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE