
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Reagimi”, duke arrestuar një 45-vjeçar që dyshohet se vodhi një automjet gjatë natës.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve policore, autori u identifikua dhe u vu në pranga, ndërsa mjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua.
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”
Vodhi një automjet gjatë natës, falë reagimit të shpejtë dhe profesional të shërbimeve të Policisë identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.
Gjendet edhe automjeti që 45-vjeçari vodhi gjatë natës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. K., 45 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën edhe automjetin e vjedhur nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
