LAJME / E Mërkurë 1 Prill 2026, 17:05

Vodhi 160 mln lekë, arrestohet punonjësi i postës në Përmet (ngjarja u mbajt e fshehtë)

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër.

Arrestimi i tij ka ardhur pasi dyshohet se ai kur ka qenë i punësuar si arkëtar në Postën Shqiptare në Përmet ka vjedhur shuma parash nga arka.

Policia nuk e ka specifikuar shumën por shton se vjedhjet kanë ndodhur gjatë periudhës 2019-2025.

Burimet tona thonë se ai ka vjedhur 160 mln lekë.

Për më tepër, gjithë këtë nuk është denoncuar, me shpresë se do i kthente lekët.

Dyshohet se ai i ka lënë paratë e vjedhura në bizhoz.

“Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin E. Q., 38 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2019-2025, kur ka qenë i punësuar llogaritar/arkëtar në degën e Postës Shqiptare në Përmet, ka vjedhur shuma të konsiderueshme parash nga arka e postës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE