
Regjistrimet për nxënësit që do të nisin klasën e parë dhe të dhjetë në vitin shkollor 2025-2026 janë ende të hapura dhe do të vijojnë deri më 1 Shtator në platformën zyrtare e-Albania. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka kërkuar nga prindërit që të përfundojnë procesin e regjistrimit brenda afatit, duke theksuar se është një procedurë e thjeshtë dhe e shpejtë.
“Njoftim i rëndësishëm për të gjithë prindërit – regjistrimet në klasat e para dhe të dhjeta janë të hapura në e-Albania deri më 1 Shtator. Ju lutem, përfundoni regjistrimin e fëmijëve tuaj brenda këtij afati. Është një proces që merr vetëm disa minuta,” u shpreh ministrja Manastirliu gjatë një vizite në shkollën e re “Gaqi Karakashi” në Kuçovë, një nga 30 shkollat e reja që do të hapin dyert më 8 Shtator.
Ministrja shtoi se sistemi i regjistrimit online përmes e-Albania ka për qëllim lehtësimin e procedurave dhe shmangien e radhëve në shkolla, duke garantuar një proces transparent dhe të aksesueshëm për të gjithë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
