
Ndërsa bota përgatitet për të pritur vitin 2026, atmosfera festive në shumë qytete të Shqipërisë, mbetet e zbehtë. Për shumë familje shqiptare, sidomos për të moshuarit, tryezat e ndërrimit të viteve do të jenë më të varfra se zakonisht. Shkak për këtë është rritja e pandalshme e çmimeve të produkteve bazë, e cila ka goditur rëndë fuqinë blerëse në ditët e fundit të dhjetorit.
Në shume tregje industriale, pamja është dëshpëruese: blerësit janë të paktë dhe tregtarët ankohen për një rënie drastike të xhiros. Për pensionistët, pensioni mujor dhe shpërblimi i fundvitit rezultojnë të pamjaftueshëm për të përballuar koston e rritur të jetesës.
Të dhënat më të fundit nga INSTAT konfirmojnë një realitet të vështirë ekonomik për familjet shqiptare. Mbi 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për konsum (ushqime dhe pije joalkoolike), një shifër kjo shumë më e lartë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian.
Kjo strukturë e shpenzimeve tregon se familjet kanë shumë pak hapësirë për kursime apo shpenzime të tjera, pasi pjesa dërrmuese e parave shpenzohet për mbijetesë. Kur çmimet rriten gjatë festave, këto familje detyrohen të reduktojnë sasinë ose cilësinë e ushqimeve në tryezën e tyre.
Ne shume qytete kryesore te vendit tone, situata paraqitet po aq e rëndë. Të moshuarit shprehen se të ardhurat minimale nuk mbulojnë as nevojat bazë gjatë vitit, e lëre më teprimet festive. Për shumë prej tyre, shpresa e vetme mbetet ndihma financiare nga fëmijët që jetojnë në emigrim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
