
Policia e Vlorës ka arritur të zbardhë brenda 48 orëve ngjarjen e regjistruar në lagjen “Lef Sallata” ku një apartament u bë shkrumb e hi.
Fillimisht u tha se kjo ngjarje ishte aksidentale, mirëpo nga hetimet e bluve rezultoi të ketë qenë e qëllimshme.
Nga këqyrja e kamerave efektivët arritën që të bien në gjurmët e një 33-vjeçari. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të 4 gushtit i ka vënë zjarrin derës së apartamentit për motive konkurrence me pronarët, duke qenë se ushtronin veprimtari ekonomike të njëjtë, atë të qiradhënies së apartamenteve në Vlorë.
“I vuri zjarrin apartamentit në orët e para të mëngjesit, ku ndodheshin 2 shtetas (vëlla e motër), për motive konkurrence, identifikohet dhe arrestohet 33-vjeçari”, thotë policia më tej.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, ky shtetas i maskuar me kokore është parë teksa është futur në ambientet e pallatit, në një kohë kur të gjithë qytetarët që ndodheshin në atë godinë kanë qenë në gjumë. Më pas ai largohet me një monopatinë deri në një segment të caktuar të rrugës dhe më pas hipën motorin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Vlorë/Zbardhen brenda 48 orëve, autorësia dhe rrethanat e djegies së një apartamenti në lagjen “Lef Sallata”, ngjarje e cila fillimisht u dyshua aksidentale.
I vuri zjarrin apartamentit në orët e para të mëngjesit, ku ndodheshin 2 shtetas (vëlla e motër), për motive konkurrence, identifikohet dhe arrestohet 33-vjeçari.
Si pasojë e flakëve pati vetëm dëme materiale të konsiderueshme në banesë.
Menjëherë pas njoftimit, rreth orës 02:40 të datës 04.08.2026, se po digjej një apartament në lagjen “Lef Sallata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë shkuan në vendngjarje, ku në drejtimin e Prokurorisë, kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin dhe dokumentimin e autorësisë dhe rrethanave të rastit. Si rezultat, 48 orë pas kryerjes së krimit, u mundësuan identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit B. H., 33 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se 33-vjeçari, në orët e para të mëngjesit, i ka vënë zjarrin derës së apartamentit, për motive konkurrence me pronarët, duke qenë se ushtronin veprimtari ekonomike të njëjtë, atë të qiradhënies së apartamenteve në Vlorë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
