
Familja Aliu ka konfirmuar lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Gjermani, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga fshati Komogllavë i Ferizajt, teksa po udhëtonin nga Kosova drejt Gjermanisë.
Në një prononcim për Klankosova.tv, familjarët kanë bërë të ditur se viktimat ishin nisur nga Kosova të mërkurën rreth orës 23:30, me destinacion Gjermaninë, ku jetonin dhe vepronin prej vitesh.
Sipas familjes, aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes dhe, bazuar në informacionet e deritanishme, bëhet fjalë për një vetaksident.
Familjarët kanë konfirmuar se në automjet ndodheshin vetëm tre personat që humbën jetën dhe nuk kishte pasagjerë të tjerë.
Viktimat janë identifikuar si Tahir Aliu (61 vjeç), djali i tij Gentian Aliu (34 vjeç) dhe Laurent Aliu (16 vjeç), të gjithë nga Komogllava e Ferizajt.
Për aksidentin kanë raportuar edhe autoritetet gjermane, të cilat kanë konfirmuar se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti. Megjithatë, në njoftimin zyrtar nuk janë bërë të ditura identitetet dhe shtetësia e viktimave.
Rrethanat që çuan në aksident mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.
Lajmi për humbjen tragjike të tre anëtarëve të familjes Aliu ka pikëlluar të afërmit, miqtë dhe banorët e Komogllavës, të cilët po shprehin ngushëllimet e tyre për këtë tragjedi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
